VIDEO/ Elbasanin e nderon penalltia e kontestuar, mposht Vorën në transfertë dhe i afrohet Vllaznisë
Elbasani mposhti Vorën me rezultatin 2 me 1. Sfida u luajt në Vorë, ndërsa kishte vlerë për javën e 25-të të Superiores.

Verdheblutë kaluan të parë në avantazh me Olberkis. Më pas ishte Kasalla nga Vora, që me supergolin e tij riktheu baraspeshën në pjesën e parë.
Elbasani u tregua më kërkues në pjesën e dytë. Falë një penalltie të kontestuar u fituan edhe 3 pikë të arta. Vendësit nuk ishin dakord me vendimin e gjyqtarit Kreshik Barjamaj, ndërsa edhe Eldorjan Hamiti e konfirmoi në VAR.
Arsen Lleshi nuk gaboi nga 11 metrat. Elbasani si vend i tretë mbetet vetëm 3 pikë prapa Vllaznisë kryesuese, ndërsa edhe Egnatia numëron 1 pikë më tepër se verdheblutë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ELBASANI 2-1 VORA
28′ Olberkis, 82′(p) Lleshi- 38′ Kasalla
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja, Elbasani mposht 2 me 1 Vorën.
90+3′ Delaj merr vendin e Loukilit te Vllaznia.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
80′-82′ GOOOL! Elbasani 2-1 Vora/ Loukili fiton penallti, ndërsa te Vora protestojnë duke e konsideruar simulim. E merr përsipër Lleshi dhe e kthen në gol. (VIDEO)
78′ Loukili provon driekt nga goditja e dënimit. Topi godet traun dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
78′ Prengaj dhe Sefa aktivizohen te Vora, marrin vendin e Kasharit dhe Fazlagiç.
77′ Goditja e Lleshit me kokë përfundon në duart e portierit Ruçi.
68′ Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.
66′ Loukili provon brenda zonës së Vorës. Topi i goditur prej tij devijohet në këndore. (VIDEO)
65′ Elbasani zhvendoset në gjysmëfushën e Vorës. Megjithatë, mungojnë goditjet drejt portës.
63′ Bardhi dhe Ruçi marrin vendin e Dakës dhe Bajramajt te Vora.
61′ Nongoh dhe Ze Gomesh marrin vendin e Tsage dhe A. Kasës tek Elbasani.
60′ Ruçi ndal goditjen e Loukilit. Shkëndija nga Elbasani, që nuk pajtohet me rezultatin. (VIDEO)
56′ Vora nuk shfrytëzon një tjetër mundësi të mirë. Mungon pasi i fundit.
55′ Goditje qëndrore e Lleshit, ndërsa është Ruçi që e kontrollon.
52′ Mundësi e artë për Kasallën. Lojtari i Vorës nuk e shfrytëzoi si duhet mundësinë për të realizuar dopietë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Lleshi merr vendin e Lilës tek Elbasani.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Elbasani 1-1 Vora.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
41′ Pretendime për penallti tek Elbasani. Dëmtohet Shehi nga Vora. Vendin e tij e merr Marinaj. (VIDEO)
38′ GOOOL! Elbasani 1-1 Vora/ Supergol i Kasallës, rikthehet baraspesha në Vorë. (VIDEO)
28′ GOOOL! Elbasani 1-0 Vora/ Olberkis shënon me lehtësi duke gjuajtur si duhet me kokë, pas harkimit nga goditja e dënimit. Festa shkon me dedikim për Emiljano Mustën, i cili është bërë baba. (VIDEO)
23′ Kasalla godet nga distanca. Zgjedhje e gabuar nga ana e tij, pasi topi shkon larg portës.
20′ Luis Felipe nuk e shfrytëzon si duhet kundësulmin. Vonon dhe më pas përfundon duke fituar vetëm rivënie anësore.
19′ Vora shfaqet në zonën e Elbasanit. Aty ku topi devijohet dhe më pas zotërohet nga portieri Janaçek. (VIDEO)
16′ Vrapi tenton sërish nga distanca. Vora fiton goditjen e parë nga këndi për sfidën.
12′ Ruçi grushton goditjen e Manellarit. Shkëndija edhe nga Elbasani. (VIDEO)
11′ Vrapi tenton surprizën nga distanca. Goditja e lojtarit të Vorës përfundon jashtë. (VIDEO)
9′ Harkimi i Zunës kontrollohet nga portieri Janaçek.
1′ Starton sfida në Vorë.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Loukili, Kasa, Lajthia, Ibrahim Abas, Kasa, Manellari, Lila, Tsague
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VORA: Harizaj, Zuna, Da Silva, Kasalla, Vrapi, Prestige, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi
Trajner: Arjan Bellaj

PANORAMASPORT.AL













