VIDEO/ Elbasani i falet autogolit të Shabanit kundër Laçit, verdheblutë i bëjnë presion Partizanit për “Final 4”
Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Laçit.
Verdheblutë dolën me tre pikë nga kjo transfertë e vështirë, falë autogolit të Shabanit në minutën e 39-të.
Më pas skuadrat kërkuan të shënonin por nuk ja dolën. Kështu skuadra e Gvozdenoviç i bën presion Partizanit për një vend në “Final 4” dhe shpreson që të ndalet nga Dinamo ditën e nesërme.
LAÇI 0-1 ELBASANI
37′ Shabani (AU)
NGJARJET KRYESORE
90’+5 Mbyllet sfida, fiton Elbasani!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
84′ Qose lë fushën, ka minuta për Gavën.
81’ Tresa lëshon predhën me të djathtën, Olberkis shpëton Elbasanin. (VIDEO)
76′ Dy zëvendësime te Elbasani. Largohen Ze Gomesh dhe Lajthia, aktivizohen Gjoni dhe Kasa.
74’ Myrta largohet, Uilliam Kordero Melo futet në lojë.
71’ Pas një harkimi në zonë, Bullari godet me kokë dhe topi shkon mbi traversë. (VIDEO)
62’ Bullari gjuan nga jashtë zonës drejt portës, Totoshi pret lehtësisht. (VIDEO)
59′ Laçi tenton të nisë një aksion, por Bullari gabon duke e nxjerrë jashtë.
51’ Myrta tenton të gjejë Mjakin, por Hakaj largon topin. (VIDEO)
46′ Shabani qëndron në dhomat e zhveshjes, në lojë futet Bibo. Nis pjesa e dytë e sfidës.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
42′ Largohet Traore, në lojë futet Myrta.
39’ Lajthia gjuan me të djathtën potente drejt portës, Molla bën një pritje të mirë. (VIDEO)
37′ GOOOL ELBASANI 0-1/ Krosohet nga goditja e këndit dhe Shabani shkakton autogol duke i dhënë epërsinë rivalëve. (VIDEO)
34’ Prodani harkon drejt zonës, Hakaj shpëton skuadrën duke e larguar topin me kokë. (VIDEO)
32′ Hakaj shkakton faull ndaj Tresës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
24’ Kristian dërgon një top të bukur në zonë, Mjaki gjuan dhe Totoshi pret lehtësisht. (VIDEO)
18’ Hakaj tenton të nxjerr një top në zonë, por Kristian da Lima e lexon saktë lëvizjen dhe arrin ta largojë rrezikun nga zona e Mollës (VIDEO)
13’ Tresa gjuan nga goditje e lirë, topi largohet nga mbrojtësit e Elbasanit. (VIDEO)
10’ Mjaki tenton ti nxjerrë topin përpara Tresës, por Totoshi del nga porta dhe arrin ta kapë. (VIDEO)
7′ Minuta të qeta nga të dyja skuadrat, topi qarkullohet në mesfushë.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi: Molla; Mjaki, Lleshi, Kristian, Opeh, Prodani, Shabani, Manellari, Tresa, Traore, Bullari
Trajner: Françesko Moriero
Elbasani: Totoshi; Olberkis, Qaqi, Hakaj, Lila, A. Kasa, Lukili, Dros, Ze Gomesh, Qose, Lajthia
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













