VIDEO/ Egnatia merr hak në shtëpinë e Partizanit, mund të kuqtë me shtesa dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë
Egnatia ka siguruar për të tretin vit radhazi finalen e Kupës së Shqipërisë pasi ka eliminuar me kohët shtesë Partizanin duke përmbysur rezultatin e sfidës së parë.

Të kuqtë kishin fituar 1-0 në Rrogozhinë ndeshjen e parë dhe zgjodhën të luanin plotësisht në mbrojtje sfidën e dytë, duke mos lejuar skuadrën e Tetovës të krijonte rrezikshmëri para Qirkos. Përkundrazi, kryeqytetasit kishin dy mundësi të arta në fundin e pjesës së parë të mbyllnin diskutimet e takimit.
Por në pjesën e dytë, Egnatia shtoi trysninë para portës dhe në fund ia doli të gjente golin me Xhemajlin, sa për të çuar sfidën në shtesa. Aty, Guindo i dha shpejt avantazhin duke ia bërë gjithçka të thjeshtë, pasi Partizani nuk kishte forca të sulmonte e rrezikonte Dajsinanin.
Kësisoj, Egnatia shkoi për vitin e tretë radhazi në finale, ndërsa Partizani tashmë rrezikon ta mbyllë edicionin pa shkuar në kompeticionet ndërkombëtare.
PARTIZANI 0-2 EGNATIA
76′ Xhemajli, 94′ Guindo
NGJARJET KRYESORE
120’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias
120’+2’ Uotlai merr vendin e Fernandos në radhët e Egnatias.
120’+2’ Domgjoni harkon nga e majta, topi shkon direkt te Dajsinani.
120’ Jepen 4 minuta shtesë.
116’ Të kuqtë pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë, por gjyqtari lejon lojën të vazhdojë. (VIDEO)
111’ Fangaj me kokë nis Guindo përpara, por Sembene kontrollon gjithçka duke mundësuar daljen e Qirkos.
107’-111’ Katër goditje këndi radhazi të rrogozhinasve që mbajnë të kuqtë në portën e tyre.
106’ Nis pjesa e dytë shtesë e ndeshjes.
105’ Mbyllet shtesa e parë me shifrat 2-0 për Egnatian.
104’ Atanaskoski largohet menjëherë nga fusha duke i bërë vend Kotes.
103’ Dajsinani ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.
101’ Jahaja në të djathtën ka mundësinë të gjuajë dhe lëshon një predhë që nuk gjen portën e Qirkos. (VIDEO)
99’ Keko mundohet të gjuajë në zonën e Egnatias, por nuk kalon dot mbrojtësit rrogozhinas.
94’ GOOOL EGNATIA, 0-2/ Harkim i Fangajt nga e djathta, Sfera gjen Guindo i cili e shtyn në rrjetë. (VIDEO)
93’ Padstrelau nga e majta gjuan por çon sferën direkt te Dajsinani. (VIDEO)
91′ Rifillon ndeshja në “Arena e Demave” Te të kuqtë largohet Janjeva e futet në lojë Atanaskoski.
90’+6′ Mbyllet koha e rregullt.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Jahaja shtyn Bintsukën, Ferataj e ndëshkon me karton të verdhë.
89′ Aleksi kroson për Guindo, sulmuesi gjuan me kokë, por nuk shënjestron si duhet. (VIDEO)
87′ Taipi i pason një top Shalës, ky i fundit godet dhe sfera përfundon mbi traversë. (VIDEO)
76′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Pas një rrëmuje në zonë, Xhemajli tund rrjetën e Qirkos. (VIDEO)
72′ Preka merr karton të verdhë.
70′ Ismauli dhe Eleke lënë fushën, aktivizohen Taipi dhe Padstrelau.
67′ Dueli Guindo-Domgjoni, rrogozhinasit pretendojnë penallti. Arbitri vijon lojën. (VIDEO)
65′ Mehmeti lë fushën për Shalën dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë teksa po dilte jashtë. (VIDEO)
64′ Largohet Bakajoko dhe në lojë futet Guindo.
60′ Përplasje mes Mehmetit dhe Aleksit, të dy lojtarët rrëzohen në fushë. (VIDEO)
59’ Fernando harkon nga këndorja, topi përfundon jashtë pas një rrëmuje në zonë. (VIDEO)
53′ Ndërhyrje e ashpër e Bytyçit, rrogozhinasit pretendojnë karton të kuq, arbitri akordon të verdhë. (VIDEO)
50′ Xhemajli merr karton të verdhë për shkak protestave.
49′ Keko merr një goditje në fytyrë nga Sota, ndalon lojën arbitri Ferataj. (VIDEO)
46’ Rifillon ndeshja me Sotën në vend të Dylis në radhët e Egnatias.
45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+4’ Aleksi është ai i cili tenton nga jashtë zonës, por çon topin në duart e Qirkos. (VIDEO)
45’+3’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
45’ Mehmeti nis Eleke në zonë, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga shtylla dhe shkon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
44’ Kundërsulm i Bintsuka në krahun e djathtë, pasimi i tij në zonë gjen Kekon të vetëm por ai pak hapa larg portës gjuan jashtë duke dëshpëruar të gjithë shokët e skuadrës. (VIDEO)
41’ Lushkja nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Jahajas në radhët e Egnatias.
36’ Bintsuka ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Aleksit.
36’ Frymëmarrje për Partizanin me faulle radhazi të fituara nga të kuqtë në gjysmëfushën kundërshtare duke ulur ritmin, teksa detyrojnë Dajsinanin edhe të bëjë një dalje në këmbët e Bintsuka për të shmangur gjuajtje në portë.
30’ Ka momente tensioni mes Qirkos e Bakajoko pas një goditje këndi që solli një faull në favor të portierit të të kuqve. (VIDEO)
28’ Ujka nga e djathta gjen pasimin për Zejnullain, gjuajtja e këtij të fundit është shumë e gabuar. (VIDEO)
27’ Aleksi gjuan nga distanca, Qirko zgjatet dhe devijon sferën në këndore. (VIDEO)
20’-23’ Probleme për Lushkjen, i cili lë për disa minuta ekipin me 10 lojtarë pas një përplasje në mesfushë.
17’ Të kuqtë zhvendosin lojën në zonën kundërshtare me goditje standarte, por pa arritur të godasin në portën e Dajsinanit.
13’ Edhe Partizani mundohet të shfaqet para, me Bintsuka i cili nuk gjen portën me një gjuajtje në të djathtën, por aksioni është i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
8’ Një harkim nga e djathta gjen Fernandon në zonë, gjuajtja e tij me kokë shkon në duart e Qirkos. (VIDEO)
6’ Bakajoko hyn më forcë në zonë në krahun e djathtë të sulmit, gjuajtja e tij nuk gjen portën e të kuqve. (VIDEO)
3’ Menjëherë në sulm Egnatia që kërkon të zhvendosë lojën në gjysmëfushën e Partizanit.
1’ Nis ndeshja në ”Arenën e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Sembene, Domgjoni, Bytyçi, Ismaili, Mehmeti, Bintsuka, Keko, Eleke.
Trajner: Skënder Gega
EGNATIA: Dajsinani, Dulis, Xhemajli, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullau, Fernando, Ujka, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL













