Postuar: Shkurt 20, 2026 | 19:24
VIDEO/ E duartrokasin tifozët e Egnatias, Enea Jorgjit i organizohet ceremoni për ndeshjen e veçantë
Enea Jorgjit iu rezervua sot një ceremoni nga “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”, pikërisht para ndeshjes Egnatia-Dinamo. Jorgji e ka ndeshjen e 300-të si arbitër, ndërsa mori edhe fanellën e dedikuar me numrin simbolik për të.

Jorgji e pati debutimin e tij, më 7 mars të vitit 2009. Asokohe ishte një ndeshje mes Vllaznisë dhe Bylisit që u mbyll me barazim pa gola në Superiore.
41-vjeçari nga Elbasani është edhe gjyqtar me stemën e FIFA-s. Këtë herë në Rrogozhinë, Jorgji ndan drejtësi mes dy ekipeve të zonës “Final Four”.
Ceremonia: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













