VIDEO/ Dygolësh nga Melo, Teuta kapitullon pa kushte përballë Laçit dhe fundoset në klasifikim. Kurbinasit ngjiten në vendin e 5-të
Laçi ka mposhtur Teutën me rezultatin e pastër 3-0.
Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të nga Paulo Zhunior. Në pjesën e parë pati disa raste të mira nga Kurti për vendasit dhe nga Peposhi për durrsakët.
Në pjesën e dytë, braziliani Melo realizoi dygolësh ekzaktësisht në minutat e 66’ dhe 88’.
Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë.
LAÇI 3-0 TEUTA
26′ Paulo Zhunior, 66′, 88′ Melo
NGJARJET KRYESORE
90’+5′ Mbyllet sfida, fiton Laçi!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
88′ GOOOL LAÇI 3-0/ Melo realizon dygolësh pasi mori një top të gjatë në zonë. (VIDEO)
85′ Largohet Arifi, ka minuta për Boçin.
75′ Traore provon të gjejë golin me roveshatë, topi shkon ngjitur me shtyllën e jashtme. (VIDEO)
74′ Largohet Rrok Toma, Kapllani merr vendin e tij.
70′ Largohen Peposhi dhe Gjinollari, ka minuta për Emiljano Vilën dhe Torraj.
66′ GOOOL LAÇI 2-0/ Aksion fantastik i kurbinasve, Tresa pason për Melon, ky i fundit nuk fal dhe dyfishon shifrat. (VIDEO)
63’ Melo tenton të gjejë golin e dytë, sulmuesi brazilian gjuan por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)
62′ Largohet Bullari, vendin e tij e merr Traore.
56’ Arifi ekzekuton një goditje dënimi, topi përfundon jashtë. (VIDEO)
55′ Faull ndaj Arifit, Kurti ndëshkohet me karton të verdhë.
51’ Minuta të qeta deri tani, skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë.
46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e vendasve!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
42′ Ndërhyn ndaj Bullarit, Jazxhi merr karton të verdhë.
32’ Peposhi lëshon predhën drejt portës, Marko Molla bën një tjetër pritje fantastike. (VIDEO)
31′ Da Silva ndal me faull Arifin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
29’ Manellari gjuan me të majtën, topi përfundon jashtë. (VIDEO)
26′ GOOOL LAÇI 1-0/ Melo gjuan nga goditja e lirë drejt zonës, Paulo Zhunior është i lënë në harresë në shtyllën e dytë dhe më pas gjen golin e avantazhit. (VIDEO)
22’ Kruja gjuan nga goditja e lirë, por Molla bën një pritje fantastike duke e dërguar jashtë. (VIDEO)
18′ Simeu shkakton faull ndaj Melos dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
10’ Kurti gjuan drejt portës, por shtylla ia mohon golin e avantazhit. (VIDEO)
9’ Tresa nis një kundërsulm të rrezikshëm, por nuk finalizon asgjë. (VIDEO)
8’ Arifi avancon me topin në zonë, por ndalet nga mbrojtësit e Laçit.
7′ Lusis ndëshkohet me karton të verdhë nga Emanuela Rusta.
6’ Prodani kroson një top në zonë, por largohet nga një mbrojtës i Teutës.
1′ Starton ndeshja!
FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Molla, Lleshi, Opeh, Da Silva, Kurti, Manellari, Cena, Paulo Zhunior, Tresa, Bullari, Melo
Trajner: Françesko Moriero
TEUTA: Tafas, Kruja, Jazxhi, Simeu, Gjinollari, Lloci, Maçolli, Peposhi, Toma, Beshiraj, Arifi
Trajner: Bledar Devolli

PANORAMASPORT.AL













