VIDEO/ Dy gola, 12 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq! Dueli Teuta-Vora nuk prodhon… fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 23:58

VIDEO/ Dy gola, 12 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq! Dueli Teuta-Vora nuk prodhon… fitues

Teuta dhe Vora nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në duelin e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, ku u regjistruan plot 12 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq.  

bandicam 2025-09-14 20-39-16-171

Skuadra e Dobit, kaloi e para në avantazh falë autoglit të Shehit në minutën e 33-të, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që për golin e barazimit te vorakët, mendoi kapiteni Xhuljo Tabaku. Mesfushori u aktivizua në minutën e 71-të, në vendin e Bardhit, teksa 6 minuta në fushë i mjaftuan për të përshëndetur rrjetën.  

Në minutën e 79-të, Vora mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Jurgen Vrapit. Minutat e mbetura nuk prodhuan gol, teksa kjo pikë i shkon më shumë përshtat miqve nga Vora. 

FT

TEUTA 1-1 VORA

32′ Shehi (AU) / 76′ Tabaku

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

90+3′ Myszor, Repaj dhe Ruçi janë 3 të ndëshkuarit e radhës me kartonë të verdhë.

90+2′ Pranë golit të dytë Teuta me Zhongon, tentativa e mbrojtësit me kokë brenda zonës ndalet nga portieri Ruçi. (VIDEO)  

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim i fundit te Teuta, largohet Boçi për t’i lënë vendin Torrajt.

85′ Uollas ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

83′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet Gonzalez, vendin e tij e merr Beshiraj.

78′ Vrapi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për faull në limitet e zonës dhe lë skuadrën me 10 lojtarë. (VIDEO) 

76′ GOOOOL VORA 1-1/ Vendoset baraspesha, kapiteni i miqve, Xhuljo Tabaku, i hedhur në fushë në pjesën e dytë shënon me kokë, pas një harkimi nga këndi. I harruar brenda zonës, Tabaku e pati shumë të thjeshtë ta dërgonte topin në rrjetë. (VIDEO) 

74′ Dy zëvendësime te Teuta, largohen Adenije dhe Vidal, në lojë Myszor dhe Arifi.

71′ Tjetër zëvendësim te Vora, largohet Patrik Bardhi për Tabakun.

66′ Zëvendësim te Vora, largohet Karrica, vendin e tij e merr Uallas.

65′ Albi Doka është i ndëshkuari i radhës, për faull ndaj Kasallës.

56′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë, Toli ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë. Ndërkohë Fazlagiç i lë vendin Bajramit.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Teutës!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Boçi shmang mirë kundërshtarin dhe gjuan topin, i cili përfundon në duart e Ruçit.

40′ Zbritje e shpejtë e Vorës, Karrica pason për Luis Felipen, por ky i fundit nuk mund të godasë dhe e humbet topin. (VIDEO)

39′ Shkakton faull ndaj Dokës, ndëshkohet me karton të verdhë Karrica.

39′ Doka nis një kundërsulm të shpejtë për të gjetur Fadairon, por ndalet nga mbrojtësi i Vorës.

38′ Karrica merr karton të verdhë.

35′ Karrica gjuan me të djathtën potente, por topi shkon jashtë. (VIDEO)

32′ GOOOL TEUTA 1-0/ Vidal gjuan nga këndorja dhe Zhongo gjuan me kokë, por Shehi shkakton autogol duke tentuar të largojë topin. (VIDEO)

23′ Ndal me faull kundërshtarin, Fazlagiç ndëshkohet me karton të verdhë.

20′ Boçi dhe Kasalla përplasen me njëri tjetrin, qëndrojnë për pak të shtrirë në fushë. (VIDEO)

17′ Fadairo ka një mundësi fantastike para portës, por nuk ja del të mposhtë Ruçin. (VIDEO)

16′ Aksion i bukur nga Përgjoni, i cili pason për Fadairo por ky i fundit nuk arrin të gjejë portën.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Selmani, Doka, Zogos, Kotobelli, Përgjoni, Toli, Maçolli, Boçi, Fadairo, Vidal, Zela

Trajner: Enkeleid Dobi

VORA: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Fazlagiç, Kasalla, Karrica, Bardhi, Luis Felipe

Trajner: Arian Bellai

PANORAMASPORT.AL