VIDEO/ Dinamo triumfon në derbi, “nëndetësja” fundos Tiranën dhe kthehet kërcënuese për kreun
Dinamo ka fituar me shifrat 4-1 derbin ndaj Tiranës, duke u ngjitur tashmë në vendin e dytë në renditje.

Bardhebluve i duheshin tre pikët për shkak të pozitës delikate në klasifikim dhe një penallti e akorduar me VAR, e transformuar nga Zharmuni saktësisht i dha shpejt avantazhin. Por blutë u përgjigjën menjëherë në anën tjetër me një autogol të shkaktuar nga Meta, duke vendosur barazinë në shifra.
Më pas, skuadrat krijuan raste sa në një portë, në tjetrën, duke tentuar të gjenin golin për të hapur sfidën. Por golat do të vinin vetëm në pjesën e dytë, kur ishte fillimisht Bregu i cili realizoi një supergol për avantazhin e Dinamos. Më pas Lorran e Mandela përfituan nga çoroditja e bardhebluve për të tundur rrjetën edhe dy herë të tjera dhe për të mbyllur diskutimin e këtij derbi.
Kësisoj, Dinamo ngjitet përsëri në vendin e dytë dhe bëhet kërcënuese për Egnatian kryesuese. Ndërsa Tirana mbetet në vendin e parafundit në renditje me rrezikun konkret të rënies nga kategoria.
TIRANA-DINAMO 1-4
11′ (p) Zharmuni / 14′ (ag) Meta, 62′ Bregu, 69′ Lorran, 72′ Mandela
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Dinamos.
90’ Jepen 2 minuta shtesë.
90’ Mandela i lë vendin Doçit në radhët e Dinamos.
89’ Ernest nga e djathta e sulmit gjuan por gjen rrjetën e jashtme. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
88’ Dembele harkon një top të gjatë në zonë, Teqja del dhe mbërthen sferën.
85’ Smaçi i sapofutur në lojë tenton me një gjuajtje në kufijtë e zonës, por nuk gjen portën.
84’ Jonuzi, Karamba dhe Rufati marrin vendin e Qefaliajt, Bregut dhe Nanit në radhët e Dinamos.
83’ Zharmuni dhe Rafa i bëjnë vend Bajroviç dhe Smaçit në radhët e Tiranës.
82’ Bardheblutë janë të shpërqendruar plotësisht dhe humbin topin me lehtësi në gjysmëfushë.
76’ Marku hyn në fushë në vend të Përgjonit te Tirana.
72’ GOOOL DINAMO! Një harkim i Zabërgjës nga e djathta gjen Mandelën në zonë dhe ai me kokë mposht Selmanin. (VIDEO)
69’ GOOOL DINAMO! Pas një aksioni të Bregut nga e majta, Mandela pason te Lorran i cili lëshon një gjuajtje të fortë të cilën Selmani nuk ia del ta devijojë jashtë portës. (VIDEO)
68’ Toli merr vendin e Gudiabit të dëmtuar në radhët e Dinamos.
67’ Predhë e Ndrecës nga jashtë zonës, Teqja grushton në këndore. (VIDEO)
65’ Qefalija ndëshkohet me karton të verdhë.
63’ Meta i dëmtuar gjatë aksionit të golit, i lë vendin Prengajt në radhët e Tiranës.
62’ GOOOL DINAMO! Top ne thellësi për Bregun i cili merr sferën dhe nga e majta lëshon në gjuajtje të pakapshme për Selmanin. (VIDEO)
60’ Një gjuajtje me kokë pas një goditje këndi devijohet nga Teqja në traversën e portës së tij, me Dinamon që është me fat duke shpëtuar nga goli. (VIDEO)
58’ Lorran gjuan nga distanca, Selmani grushton sferën e më pas Mandela ndalet në tentativën e tij nga afër. Sulmuesi në fund çon sferën në rrjetën e jashtme. (VIDEO)
54’ Meksi ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Vera të nisur në kundërsulm.
52’ Tjetër goditje nga këndi për Tiranën dhe këtë herë është Dembele i cili gjuan dhe ndalet nga traversa e portës së Dinamos. (VIDEO)
52’ Goditje këndi për bardheblute, Ernest gjuan me kokë por sfera devijohet mbi traversë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime nga skuadrat.
45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
45’ Jepen 6 minuta shtesë.
45’ Ernest nga e djathta pason në qendër, topi devijohet dhe shkon në duart e Teqjes.
45’ Aksion i mirë i bardhebluve që nxjerrin Përgjonin në pozicion krosimi nga e majta, por harkimi i tij lë shumë për të dëshiruar.
43’ Ernest shfaqet i vetëm në sulm nga e majta, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
37’ Përgjoni ekzekuton një goditje dënimi, topi harkohet mbi traversën e portës së Dinamos. (VIDEO)
35’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Vera i cili gjuan duke kaluar topin mbi traversë. (VIDEO)
31’ Aksion nga e djathta i bardhebluve, topi shkon në qendër ku Vera dhe Ernest ngatërrohen dhe përplasen duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
27’ Tirana vazhdon të luajë me pozicionin jashtë loje duke tentuar të nxjerrë në pozicion të parregullt sulmuesit e Dinamos.
24’ Harkim në zonë për Mandela i cili gjuan por kalon topin mbi traversë, aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të sulmuesit.
23’ Lorran nga e majta gjen Qefaliajn në hyrje të zonës, gjuajtja e mesfushorit grushtohet nga Selmani. (VIDEO)
20’ Rafael ndëshkohet me karton të verdhë.
14′ GOOOL DINAMO! Zabërgja niset në të djathtën pasi i shpëton pozicionit jashtë loje, pasimi i tij në qendër devijohet në portën bardheblu nga Meta i cili shkakton autogol. (VIDEO)
11’ GOOOL TIRANA! Shënon Zharmuni me penallti. (VIDEO)
6’-10’ Gjuajtje e Zharmuni nga e djathta, portieri grushton dhe më pas një tjetër gjuajtje devijohet nga mbrojtësit. Jorgji sinjalizohet nga VAR-i për një prekje me dorë të Alijit që ai shkon ta shohë vetë. Në fund, akordon penallti për Tiranën. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Selmani, Kola, Përgjoni, Dembele, Vera. Soler, Rafa, Meta, Ndreca, Ernest, Zharmuni.
Trajner: Bledi Shkëmbi
Dinamo: Teqja, Hoxha, Aliji, Meksi, Lorran, Gudiabi, Qefalija, Nani, Bregu, Zabërgja, Itodo.
Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL













