Postuar: Qershor 5, 2025 | 23:38
VIDEO/ Detaji që ka ndryshuar nga hera e fundit, Skuka konfirmon largimin e sulmuesit nga Partizani
Xhuliano Skuka është lojtari më i ri i Partizanit. 26-vjeçari bëhet kështu përforcimi i parë për merkaton e verës.

Klubi e ka prezantuar me video përmes rrjeteve sociale. Kontrata e firmosur është e vlefshme për 3 vite.
Kjo lëvizje konfirmon edhe largimin e Elekes. Dhe pse nuk ka pasur njoftim zyrtar për të, Skuka që tashmë mban numrin 10 tregon shumë. Kujtojmë se më parë ka mbajtur numrin 9.
Lexo edhe: ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, rikthim i bujshëm i Skukës te Partizani
PANORAMASPORT.AL













