ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, rikthim i bujshëm i Skukës te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2025 | 12:18

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, rikthim i bujshëm i Skukës te Partizani

Xhuliano Skuka është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për sulmuesin, që rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës me Poli Iasi në Rumani. 

Screenshot 2025-06-05 121746

Skuka ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme me “demat”. Sulmuesi 26-vjeçar përforcon kështu fazën ofensive te “demat” para ndeshjeve në Europë.

Njoftimi i Partizanit:

“Zyrtare, Xhuliano Skuka rikthehet në shtëpi. Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Sulmuesi 26 vjeçar pas eksperiencës në rumani me ekipin e Poli Iasi tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Skuka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme në Shqipëri”.


PANORAMASPORT.AL