VIDEO/ Dëmtimi i Qirkos prishi festën e Partizanit në Kupë, portieri la fushën me barrelë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2025 | 21:39

VIDEO/ Dëmtimi i Qirkos prishi festën e Partizanit në Kupë, portieri la fushën me barrelë

Partizani nuk i është gëzuar siç duhet kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pas nëj jave të turbullt, pasi të kuqtë kanë parë në pjesën e dytë të sfidës t’u dëmtohet një tjetër lojtar kyç. Pano Qirko ka lënë fushën e lojës me barrelë dhe dyshimet janë për një dëmtim të rëndë të gardianit.

bandicam 2025-01-15 21-10-55-486

Në minutën e 79-të të ndeshjes, pas një dueli ajror, Qirko u përplas përtokë bashkë me futbollistin kundërshtar dhe bëri menjëherë shenjë se kishte një problem serioz. Stafet mjekësore hynë shpejt në fushë dhe ai i Partizanit u desh që të thërriste edhe barrelën, që të mundësohej largimi i portierit drejt ambulancës, pas 5 minutash ndërprerje të lojës.

SHIH VIDEON

Vendin e tij e mori Alban Hoxha, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjet në vazhdim të të kuqve. Tani pritet të mësohet se sa do të mungojë Qirko larg fushave të lojës dhe nëse Partizanit do t’i duhet të hyjë në merkato për të përforcuar katërkëndorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"