VIDEO/ Debutim me humbje, Tirana e Miles mposhtet në miqësoren përballë skuadrës së Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2025 | 23:58

VIDEO/ Debutim me humbje, Tirana e Miles mposhtet në miqësoren përballë skuadrës së Duros

Tirana e re nën drejtimin e Vangjel Miles, e ka nisur sot rrugëtimin e saj me një miqësore të humbur përballë skuadrës kosovare FC Liria, e cila drejtohet nga Klodian Duro, në takimin e zhvilluar para një numri të konsiderueshëm tifozësh në kompleksin “Skënder Halili”.

asdsadsadsadadsdas

Bardheblutë zbritnin sot në fushë për herë të parë për një ndeshje nën urdhrat e teknikut të ri dhe starti i sfidës ka qenë jo ashtu siç pritej, pasi dy gola të Kurtajt nga ekipi mik bënë që sfida të shkonte në 2-0 pa kaluar 30 minutat e parë të lojës.

Fillimisht një penallti e transformuar saktësiht nga Vera (VIDEO) dhe më pas goli i Tabekou (VIDEO), bëri që sfida të barazohej para fundit të pjesës së parë.

Dy trajnerët përdorën edhe lojtarë të stolit në pjesën e dytë, ku ritmi i lojës ishte më i ulët, Në fund, ishte një penallti e realizuar nga Susuri për miqtë ajo që vulosi fitoren 3-2 për skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

PANORAMASPORT.AL