VIDEO/ Canaj e nis me spektakël, Vllaznia “poker” Besëlidhjes. Ja rezultatet në Kategorinë e Parë
U luajtën ditën e sotme, ndeshjet e mbetura në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 21-të të saj. Në skuadrat e “play-off” të grupit A, Vllaznia fitoi pastër me shifrat e thella 4-0, sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” ndaj Besëlidhjes.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa raste, me Vllazninë që kërkonte më shumë golin, por pa arritur të shënojë. Me fillimin e të dytës, në ndeshjen e parë të Agim Canajt si trajner i shkodranëve pas largimit të Hasan Likës, mendoi për të shënuar një supergol braziliani Xhunio, i cili zhbllokoi shifrat me një roveshatë.

Kaq mjaftoi, dhe më pas vërshoi “lumi” i golave. Mbrojtësi rumun, Dan Ignat, shënoi të dytin në minutën e 63-të, ndërsa më pas pati kohë edhe për golat e Krujës dhe Hajdarit, përkatësisht në minutat 80 dhe 88.
Në takimet për “play-out”, fituan skuadrat vendase, të dyja me shifrat 1-0. Vora triumfoi në shtëpi ndaj Burrelit, me gol të Allmetës me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, ndërsa Iliria triumfoi ndaj Shënkollit, me gol të Boçit në minutën e 63-të.
Grupi A – Play-Off
Vllaznia-Besëlidhja 4–0
(Xhunior 53′, Ignat 63′, Kruja 80′, Hajdari 88′ / )
Hajdari 88′
Kruja 80′
Ignat 63′
Xhunior 53′
Grupi A – Play-Out
Vora-Burreli 1-0
(Allmeta pen. 45+5′ / )
Iliria-Shënkolli 1-0
(Boçi 63′ / )













