VIDEO/ Bylisi bën surprizën, ndal kryesuesit e Egnatias dhe ndez luftën në dy skajet e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 23:54

VIDEO/ Bylisi bën surprizën, ndal kryesuesit e Egnatias dhe ndez luftën në dy skajet e tabelës

Bylisi ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm për fatet e Superiores, teksa ka ndalur në Ballsh Egnatian kryesuese.

bandicam 2026-01-24 14-47-24-146

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, teksa në pjesën e parë Egnatia kaloi në avantazh dhe dukej në kontroll të sfidës. Por në të dytën, mallakastriotët shënuan dy herë brenda pak minutash dhe u desh goli i Adjesa për të kthyer përsëri në lojë rrogozhinasit.

Ata provuan në çdo mënyrë të shënoni, duke humbur edhe raste të pabesueshme Por në fund u desh të dorëzoheshin në këtë barazim 1-1 që vë në diskutim tashmë edhe kreun e renditjes për ta, ndërsa i jep shpresa për mbijetesën Bylisit pas një periudhe krize.

BYLIS 2-2 EGNATIA

50′ Përgjoni, 57′ Mustafa (P)/ 45’+2′ Jahaja, 70′ Adjesa

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+3’ Adjesa dhe Bakajoko kombinojnë në një kundërsulm qendër por në fund gjuajtja e të parit shkon shumë larg portës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Një aksion nga e djathta nuk finalizohet as nga Buriç e as nga Bakajoko, duke dëshpëruar Tetovën. (VIDEO)

88’ Përgjoni i lë vendin në fushë Uallison në radhët e Bylisit.

86’ Fangaj dhe Haime i lënë vendin në fushë Xheferson dhe Grudës në radhët e Egnatias.

85’ Harkim nga e djathta në zonë për Buriç i cili gjuan por ndalet nga Marku. (VIDEO)

78′ Josa largon Koxhi dhe Malomon, iu besojnë Abdullahit dhe Sanogos.

76′ Adjesa pason për Bakajokon, ky i fundit tenton një supergol, por Përndreca ndodhet aty për të shmangur golin e sigurt. (VIDEO)

70′ GOOOL EGNATIA 2-2/ Aksion fantastik nga miqtë, Bakajoko pason për Adjesën, ky i fundit nuk fal dhe trondit portën e Gurau. (VIDEO) (VIDEO)

67′ Lëvizje edhe te Egnatia, largohet Jahaja për Albanezen. Ruçi dhe Selmani dalin nga fusha, marrin minuta Bakajoko dhe Adjesa.

62′ Fernando harkon topin në zonë, Mustafa largon rrezikun. (VIDEO)

61′ Ka një shqetësim për Sulovarin dhe Josa e nxjerr nga loja duke e zëvendësuar me Abazaj.

57′ GOOOL BYLIS 2-1/ Mustafa tregphet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, përmbys shifrat. (VIDEO)

54′-56′ Kryeziu shkakton penallti pas gabimit fatal ndaj Koxhi në zonë. Prenga nuk e akordon menjëherë dhe më pas shkon në VAR. Pas rishikimit, atëherë jep OK dhe ndëshkon me karton të verdhë Kryeziun. (VIDEO) (VIDEO)

50′ GOOOOL BYLIS 1-1/ Përgjoni gjuan me të majtën potente, Dajsinani nuk arrin të bëjë dot asgjë për ta ndalur. Rikthehet baraspesha në Ballsh. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Egnatias!

45’+2′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Ruçi godet sërish dhe Gurau pret, por aty ndodhet Jahaja i cili përfiton nga porta e boshatisur për të zhbllokuar shifrat duke kaluar në avantazh kampionët në fuqi. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Ka pretendim për penallti te Egnatia, kryesori Penga vijon lojën. (VIDEO)

41′ Haime bën një goditje të zgjuar poshtë murit mbrojtës, por Gurau bën një pritje shumë të mirë. (VIDEO)

38′ Fernando godet nga goditja e dënimit, topi shkon drejt e në duart e portierit Gurau. (VIDEO)

31′ Adeduro ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Ruçit. (VIDEO)

19′-22′ Ruçi merr një top të mirë në zonë, godet me kokë dhe tund rrjetën e Gurau. Ishi i Bylisit e ndëshkon sërish si në fazën e parë, por pas rishikimit në VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

bandicam 2026-01-24 13-54-36-311

14′ Aksion i bukur nga vendasit, Koxhi nuk arrin të finalizojë me gol. (VIDEO)

11′ Fernando ka një mundësi të mirë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet topin. (VIDEO)

10′ Minuta të qeta në Ballsh, skuadrat tregohen të kujdesshme.

2′ Malomo avancon me topin drejt portës, Potsi i ndërhyn dhe e largon jashtë sferën.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Gurau, Radu, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Malomo, Sulovari, Muktar Koxhi, Marku, Përgjoni

TRAJNER: Mirel Josa

EGNATIA: Dajsinani, Potsi, Aleksi, Fernando, Selmani, Jahaja, Haime, Kryeziu, Buriç, Fangaj, Ruçi

TRAJNER: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL