VIDEO/ Bekim Balaj fiton 3 trofe, Tetova zgjidhet trajner i vitit dhe Rashica talent i 2024-ës. Silvinjo shfaqet si kurrë më parë
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” u mbajt sot në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Bekim Balaj mori tre trofe me vete si “Topi i Artë”, “Këpuca e Artë” dhe sulmuesi më i mirë qendror në formacionin e vitit. Ermir Rashica u përzgjodh talenti i vitit ndërsa Edlir Tetova si trajneri më i mirë për 2024-ën.
Pati momente të veçanta, një ndër to kur trajneri Silvinjo këndoi së bashku me vajzën e tij Tati. Gjithashtu u prezantua maskota e Shqipërisë “Alban”. Nuk munguan as videomesazhet nga Ceferin dhe Infantino.
ORA 21:50- Mbyllet mbrëmja gala!
ORA 21:43- Kamera e fshehtë e lojtarëve, trajnerëve dhe arbitrave. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)
ORA 21:39– Gaizka Mendieta përshëndeti të pranishmit dhe uroi Franjën e të gjithë fituesit e tjerë të këtij edicioni të “Topit të Artë”. “Është nder të jem sot këtu. Përgëzoj fituesit dhe i them të vazhdojnë të frymëzojnë të rinjtë. Përgëzoj Federatën për punën”.

ORA 21:36- Ezmiralda Franja merr çmimin “Topin e Artë 2024”.
ORA 21:26- Ylber Ramadani zgjidhet “zemra” e Shqipërisë, çmimin ja jep kryeministri Edi Rama. Ky çmim prestigjioz, përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares, nderon shpirtin e tij të jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje. (VIDEO)
ORA 21:24- Lojtarët e Shqipërisë japin mendimin e tyre se si do të donin ta kishin fanellën e re të Shqipërisë. (VIDEO) (VIDEO)
ORA 21:18- Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino dërgon përshëndetjen e tij. (VIDEO)
ORA 21:14– Silvinjo këndon së bashku me vajzën e tij, Tati Mendes. (VIDEO) (VIDEO)
ORA 21: 07- Lojtari më i mirë i vitit për Kombëtaren shqiptare është zgjedhur kapiteni Berat Gjimshiti. Trofeun e merr nëna e tij nga trajneri Silvinjo. (VIDEO)
ORA 21:03- Pablo Zabaleta i jep Edlir Tetovës çmimin trajner i vitit. “Një falënderim shumë i madh shkon për presidentin e federatës për këtë super event dhe për klubin Egnatia me në krye Demrozi. Falenderim që më dhatë këtë mundësi dhe falënderim shumë i madh për çunat e palodhur, pa ju nuk do isha këtu sot”, deklaroi Tetova.
ORA 20:58- Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dërgon videomesazh. (VIDEO)
ORA 20:55- Sulejman Mema zbulon formacionin më të mirë të vitit. Alen Sherri, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Renato Malota, Arsid Kruja, Arbin Zejnullai, Albano Aleksi, Arinaldo Rrapaj, Baton Zabërgja, Bekim Balaj, Ermir Rashica.

ORA 20:42- Këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Oksa dhuron një super performancë. (VIDEO)

ORA 20:39- Talenti i Vitit 2024 për djem zgjidhet Ermir Rashica.
Ora 20:37- Djemtë e Sabah Bizit dhe Sefedin Brahos mbajnë fjalim.


ORA 20:33- Talentja e Vitit 2024 për vajza zgjidhet Xhesika Ndoj. “Jam shumë e emocionuar për këtë çmim. Falenderoj ekipin tim Apolonia dhe familjen që më ka mbështetur deri sot. Jam bërë teze. Nipi dhe mbesa më thërrasin: “Teze goli”, deklaroi ajo.
ORA 20:24- Këndohet kënga e të madhes Vaçe Zelës. (VIDEO)
ORA 20:22- Prezantohet maskota e Shqipërisë “Alban”.

ORA 20:20- Juxhin Xhaja zgjidhet arbitri i vitit 2024.
ORA 20:05- Presidenti Duka mban fjalimin përpara të gjithë sallës.
PANORAMASPORT.AL













