VIDEO/ Barazim i vakët në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Teuta kënaqen me 1 pikë
Barazim i vakët pa gola në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Teutës, ne duelin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Rastet e rrezikshme në këtë përballje ishin me pikatore, teksa të dyja skuadrat duket se u kënaqën me pikën e marrë.

Dy mbrojtësit Jazxhi i Teutës dhe Sembene i Partizanit, lanë fushën e lojës të dëmtuar, duke bërë me “dhimbje koke”, trajnerët respektivë.
Për Partizanit kjo ishte pika e katërt, pas triumfit ndaj Vorës, ndërkohë që për Teutën, ishte pika e parë, pasi në duelin e javës së parë ishte pushim, për t’i dhënë kohë Dinamos, në arenën Europiane.
Në duelet e javës së tretë, Partizani do të përballet me Vllazninë në transfertë, ndërsa Teuta luan fillimisht me Dinamon, më 5 shtator ndeshjen e prapambetur ndaj Dinamos, ndërkohë që më pas pret Vorën.
FT: PARTIZANI-TEUTA 0-0
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 5 minutes shtesë.
87′ Momente tensioni, Skuka ndëshkohet me karton të verdhë. Irritohen tifozët e Partizanit. (VIDEO)
83′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet Beshiraj, vendin e tij e merr Myszor.
73′ Atanaskovski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.
72′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Sembene i dëmtuar, vendin e tij e merr Janjeva.
69′ Moment i zëvendësimeve, largohet Mehmeti, Qokthi dhe Isgandarli, në lojë, Shanaj, Buxhelaj dhe Garsia.
55′ Minuta të qeta, rastet e rrezikshme në portat respektive kanë qenë me pikatore deri në këto momente.
46′ Gudjufi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dokës.
46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Partizani, largohet Malaj, vendin e tij e merr Skuka.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë!
41′ Harkim i bukur nga e djathta për Partizanin, por Sembene nuk i gjen kohën topit për ta devijuar drejt rrjetës, duke u futur vetë në portë. (VIDEO)
39′ Shans i artë për Partizanin, Gudjufi shpërdoron një mundësi të shkëlqyer shënimi. Nuk i beson syve Milinkoviç. Sulmusi nuk koordinohet siç duhet shumë pranë portës. (VIDEO)
37′ Boçi kroson nga goditja e këndit, por topi shkon drejt e në duart e portierit Pano Qirko.
30′ Ndalesa të shumta të lojës për shkak të dëmtimeve.
27′ Faulle të shumta në mesfushë nga të dyja skuadrat.
23′ Zela është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Prekës.
16′ Aksion i bukur i Teutës, që i afrohet golit të avantazhit, me një zbritje të shpejtë, provon Boçi, por sinjalizohet pozicion jashtë loje. (VIDEO)
15′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, mbrojtësi Jazxhi la fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Zhongo.
8′ Jazxhi provon me kokë pas një harkimi nga këndi, topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Qirko. (VIDEO)
7′ Drithërima në portën e Partizanit, Sembene për pak sa nuk shkakton autogol. Goditje nga këndi për Teutën. (VIDEO)
4′ Më kërkues Partizani në këto minuta të para, provon Mehmeti me kokë, topi shkon në duart e portieri Selmani, por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Preka, Sembene, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Malaj, Qokthi, Gudjufi, Isgandarli.
Trajner: Mladen Milinkoviç
TEUTA: Selmani, Jazxhi, Kotobelli, Përgjoni, Doka, Toli, Maçolli, Boçi, David, Beshiraj, Zela.
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













