VIDEO/ Balerinat sfidojnë shiun me shfaqje para dhe në pushimin e ndeshjes së Partizanit, presin me duartrokitje të kuqtë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2025 | 19:51

VIDEO/ Balerinat sfidojnë shiun me shfaqje para dhe në pushimin e ndeshjes së Partizanit, presin me duartrokitje të kuqtë në fushë

Nga i dërguari ynë në Talin, Emanuel Loci
Skuadra e Nome Kalju kishte përgatitur një shfaqje me balerina për ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, ndonëse një shiu i lehtë filloi që para startit të sfidës kur tifozët po mbushnin tribunat.

sdfsdfdsdfsfsd

Grupi i vallëzimit e nisi para ndeshjes shfaqjen me muzikë moderne, duke argëtuar tifozët ndërsa skuadrat po bëheshin gati të hynin në fushë. Më pasa, ato u rreshtuan para tribunës duke krijuar “tunelin” në mes të cilit kaluan dy ekipet që u pritën me duartrokitje.

Vallëzimet vazhduan edhe në pushimin e ndeshjes, ndonëse në një terren të lagur dhe me reshjet e shiut që nuk ndaleshin, këtë herë me muzikë popullore vendase.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL