VIDEO/ Argjentina shkëlqen në miqësoren përpara Botërorit, Mesi dhe Di Maria heronjtë e sfidës
Argjentina ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultatin 5-0.
Sfida u zhbllokua në minutën 17′ nga Alvares pas një asisti të Mesit. Vetëm 8 minuta më pas, Di Maria shënon një super gol me një pasim të shkëlqyer nga Akuna. Në minutën e 36′ Di Maria shënoi një tjerër gol duke mposhtur kundërshtarët brenda zonës.
Me një asist nga Di Maria, Lionel Mesi shënon një gol të mrekullueshëm duke mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes me rezultatin 4-0.
Goli i pestë u shënua në minutën e 60′ nga Korrea pas një pasimi nga De Paul.
Padyshim heronjtë e kësaj miqësore ishte Di Maria dhe Lionel Mesi. Pas kësaj paraqitje të shkëlqyer, Argjentina është gati për debutimin e saj në Kupën e Botës.
PANORAMASPORT.AL













