VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ Marsi, muaji ters i kampionëve të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2025 | 14:03

VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ Marsi, muaji ters i kampionëve të Shqipërisë

Egnatia pret ndeshjen e radhës skuadrën e Vllaznisë në shtëpi, në një përballje që vlen jo pak për kreun e klasifikimit, sepse bëhet fjalë për një ndeshje direkte.

EGNATIA

Në kampin rrogozhinas duan patjetër rikthimin tek tri pikët pas dy barazimeve radhazi në kampionat me Laçin dhe Tiranën. Një fitore përballë shkodranëve do të “eliminonte” një rival që mund t’i rrezikojë vendin e parë. Nga katër pikë, diferenca aktualisht do të shkonte në shtatë, praktikisht një distancë sigurie për javët e mbetura sa i përket kampionatit të rregullt.

Si për ironi, në këto vitet e fundit në Superiore, midis Egnatias dhe Vllaznisë ka qëlluar vetëm një herë që të luajnë në muajin mars dhe atë e ka fituar Egnatia. Bëhet fjalë për marsin e vitit 2022, e cila është mbyllur në shifrat 3-0 me tripletën e Pedro Augustos. Mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë do të ndodhë kështu apo rrogozhinasit do të ndalen.

BILANCI I MARSIT – Në tërësi, ndeshjet e muajit mars nuk tregojnë për një Egnatia në formën e saj më të mirë, sepse rezultatet i kanë munguar. Të paktën, këtë thonë shifrat sipas vëzhgimit të bërë nga “Panorama Sport” sa u përket ndeshjeve në Superiore. Madje, bie në sy se kampionët nuk e kanë mbyllur asnjëherë këtë muaj pa pësuar humbje.

Më konkretisht, në vitin 2005 kanë siguruar një fitore dhe dy barazime, vit që ranë më pas nga kategoria për t’u rikthyer mes më të mirave në sezonin 2021-2022. Këtë vit e mbyllën me bilancin e një fitoreje (pikërisht me Vllazninë), 2 barazimeve dhe një humbjeje. Në mars të vitit 2023, sigluan një fitore dhe po kaq barazime dhe humbje. Sa i përket të njëjtës periudhë të vitit të kaluar patën grumbulluar një fitore, dy barazime dhe një humbje. Ndërsa muajin aktual të këtij viti kanë sigluar një fitore dhe tre barazime, por ende me një ndeshje për t’u luajtur.

Praktikisht, ndryshe nga vitet e kaluara të muajit mars, rrogozhinasit nuk kanë sigluar asnjë humbje këtë sezon. Nëse nuk e bëjnë ndaj Vllaznisë hapin fals, praktikisht thyejnë tabunë e këtij muaji, duke e mbyllur për herë të parë pa asnjë disfatë. Mbetet për t’u parë se sa do t’ia dalin, në një kohë kur tri pikët janë të nevojshme për të mos vënë në rrezik vendin e parë.1555VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL