Vetëm një rezultat e heq edhe Elbasanin sot nga gara për titull, por sërish Egnatia nuk do të fitonte zyrtarisht trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 13:48

Vetëm një rezultat e heq edhe Elbasanin sot nga gara për titull, por sërish Egnatia nuk do të fitonte zyrtarisht trofeun

Egnatia nuk shpallet kampion sot, edhe nëse Dinamo mposht Elbasanin. Ekipi i Nevil Dedes regjistron 3 pikë më tepër se Elbasani dhe Vllaznia, por edhe nëse kjo diferencë nuk ndryshon këtë javë nuk do të ketë festë. Vetëm Dinamo është zyrtarisht pa objektiv që nga dje. 

Final-FOur-2048x1152

Elbasani do të ishte jashtë garës për titull kampion, në rast se humbet sot ndaj Dinamos. Megjithatë, jo Vllaznia.

Kuqeblutë kanë avantazhin e përballjeve direkt përballë Egnatias. Kjo është arsyeja përse mbeten në lojë me diferencën -3 pikë.

Për Elbasanin duhet thënë se nuk i mjafton që të fitojë dy ndeshjet e mbetura. Duhet që në të njëjtën kohë edhe Egnatia të ngecë ndaj Dinamos në javën e ardhshme, pasi me përballjet direkte është ekipi i Nevil Dedes që gëzon avantazh.

Egnatia e tregoi forcën pikërisht në Final Four dhe ka në dorë fatin e saj. Fitoret ndaj Elbasanit dhe Vllaznisë treguan superioritetin e kampionëve në fuqi.

PANORAMASPORT.AL