Vetëm Gudjufi u aktivizua nga Abilaliaj në Shkodër, merkato e dimrit larg pritshmërive te Partizani
Partizani regjistron katër humbje radhazi në kampionat. Ndaj Vllaznisë ishte e fundit në Shkodër me rezultatin 2-0.

“Demat” nuk e kanë shkëlqimin e vitit të kaluar pas ikjes së katër lojtarëve kyç, konkretisht Hadroj, Cara, Rrapaj dhe Mba.
Dhe pse janë afruar lojtarë që supozohet të shërbejnë si zëvendësuesit e tyre, merkato e dimrit deri tani rezulton larg pritshmërive. Ndaj Vllaznisë u aktivizua vetëm Gudjufi nga afrimet e merkatos së fundit.
Eleke, Vujnoviç dhe Çipi nuk ndodheshin as në stol. Padstrelau dhe Atanaskoski në anën tjetër nuk morën minuta.
Plot shtatë lojtarë u afruan në merkaton e janarit. Kazim Ogunleje është i fundit me zyrtarizimin që erdhi dje. Frytet e afrimeve priten në vijim, ndërsa koha është kundër Partizanit që rrezikon vendin në Final Four.
PANORAMASPORT.AL













