VERDIKTET E SUPERIORES/ 21 gola të shënuar në javën e fundit, zbuloni të gjitha rezultatet (VIDEO)
Java e 36-të e Superiores mbyllet me plot 21 gola të shënuar. Tirana shtangu Elbasanin me rezultatin 1 me 3, ndërkohë që Vllaznia mposhti Flamurtarin 2 me 0, duke e mbyllur kampionatin e rregullt në krye me 1 pikë më shumë se skuadra e Gvozdenoviç. Çeku i 100 milionëve të vjetra shkon për shkodranët.

Në duelet e tjera, Vora mposhti Bylisin me shifrat 5 me 2, duke dërguar ballshiotët drejt Kategorisë së Parë, që do të shoqërojnë Flamurtarin, ndërkohë që Partizani mposhti Dinamon 2 me 1 në derbin e kryeqytetit.
Në sfidën tjetër, Teuta ia doli të triumfonte 3 me 2 ndaj Egnatias, me durrsakët që e shohin veten në vendin e tetë, që përkon me zonën “play out”, ku do të përballen me fituesin e çiftit Pogradeci-Besa.
Për sa i përket “Final 4”, ajo do të formohet nga 4 skuadra, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo.
REZULTATET LIVE:
PANORAMASPORT.AL













