VIDEO/ Teutës nuk i mjafton “mrekullia” ndaj Egnatias, për të mbijetuar i duhet të kalojë makthin e play-out

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 17:59

VIDEO/ Teutës nuk i mjafton “mrekullia” ndaj Egnatias, për të mbijetuar i duhet të kalojë makthin e play-out

Teuta ka shpëtuar nga rënia direkte nga kategoria me një “mrekulli” përballë Egnatias e cila harroi se luante për titullin kampion dhe u mposht me shumë lehtësi nga durrsakët.

bandicam 2026-05-10 17-21-15-732

Në një përballje që duhet të dhuronte emocione, në fushë ishte vetëm ekipi i drejtuar nga Bledar Hodo, i cili bëri gjithçka që të fitonte sfidën, me sulmuesit që e kishin të lehtë të gjendeshin në pozicion shënimi përballë formacionit të “sajuar” të rrogozhinasve.

Në fund, rezultati 3-2 nuk pasqyron atë që u pa në fushën e lojës, ku rrogozhinasit dukeshin për “shëtitje” dhe rrezikuan ta mbyllin me një pasiv më të thellë.

Egnatia tanimë do të vazhdojë sezonin me “Final Four”, ndërsa Teutën e pret ndeshja e play-out ndaj fitueses së çiftit Pogradeci-Besa.

TEUTA-EGNATIA 3-2
3′, 67′ Daci, 57′ Vila / 26′ Ruçi, 85′ Buriç

85’ GOOOL EGNATIA! Buriç gjen rrugën e rrjetës pas pasimit të Haime duke shkurtuar diferencën.

67’ GOOOL TEUTA! Pas një harkimi nga e majta, topi mbetet në zonë te Daci i cili e ka të thjeshtë të shënojë përsëri. (VIDEO)

57′ GOOOL TEUTA! Një harkim në zonë gjen Vilën i cili me kokë me lehtësi shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

26′ GOOOL EGNATIA! Një goditje dënimi i Kryeziut devijohet nga Ruçi i cili e dërgon sferën në rrjetë.  (VIDEO)

3′ GOOOL TEUTA! Një pasim nga e djathta gjen Dacin i cili me lehtësi në zonë nuk e ka të vështirë të gjuajë dhe shënojë. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Daci, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Arifi, Toli, Vila, Votlai

Trajner: Bledar Hodo

EGNATIA: Aful, Adjesa, Alijev, Potsi, De Oliviera, Kryeziu, Duro, Fangaj, Bakalli, Gruda, Ruçi

Trajner: Nevil Dede

PANORAMASPORT.AL