Vendim drastik nga UEFA! Përjashtime për trukime dhe licenca, ndryshojnë kundërshtarët e klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2026 | 19:01

Vendim drastik nga UEFA! Përjashtime për trukime dhe licenca, ndryshojnë kundërshtarët e klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës

Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo do të marrin pjesë në turin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Por tashmë është mësuar se UEFA ka bërë ndryshime sa u përket kundërshtarëve të mundshëm me të cilët do të ndeshen, pasi ka përjashtuar disa skuadra nga aktiviteti.

Conference vllaznia dinamo elbasani

UE Santa Koloma e Andorrës nuk ka marrë një licencë nga UEFA dhe është zëvendësuar nga FC Santa Kolama e kampionatit të saj. Por kjo e fundit ka një koeficient të lartë dhe ka përfunduar në vazon e ekipeve të forta në turin e parë të kualifikueseve. Kjo ka bërë që gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi, të zhvendosen në vazon e dytë, duke u kthyer në një rrezik potencial për Vllazninë që është në vazon e parë.

Ndërkaq, një vendim radikal ka qenë ai me Turan Tovuz të Azerbajxhanit, i cili është përjashtuar nga UEFA për trukime. Ekipi azer është përjashtuar për “trukime historike” të kryera në vitin 2019, sipas një dënimi të dhënë asokohe nga Federata përkatëse për ta dhe UEFA ka vënë në zbatim përjashtimin në edicionin e parë që ata u kthyen në Europë. Kështu, në vend të tyre në turin e dytë kualifikues do të futet Neftçi, ndërsa në turin e parë, ekipi që do të pozicionohet në vazon e dytë është Zira.

fdsfdsdfssfdfdsfdsfds

PANORAMASPORT.AL