Vëmendja është te klasikja e Shqipërisë, ja duelet e sotme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 8:13

Vëmendja është te klasikja e Shqipërisë, ja duelet e sotme në Superiore

Java e 29-të e Superiores mbyllet sot me 3 duele.superioreNdeshja e parë luhet në orën 13:30 mes Laçit dhe Egnatias, ku kurbinasit duan rikthimin te fitorja ndërsa rrogozhinasit të mbrojnë kreun dhe të thellojnë diferencën me vendin e dytë.

Në 16:30 vëmendje shkon te klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku pritet të jetë një sfidë tepër e ndezur ndërsa Teuta pret Elbasanin në “Niko Dovana”.

NDESHJET E SOTME

Laçi-Egnatia ora 13:30

Teuta-Elbasani ora 16:30

Tirana-Vllaznia ora 16:30 (Në “Elbasan Arena”)

PANORAMASPORT.AL