Vdekja e vajzës së futbollistit të Tiranës, klubet marrin vendimin e rëndësishëm për ndeshjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 9:32

Vdekja e vajzës së futbollistit të Tiranës, klubet marrin vendimin e rëndësishëm për ndeshjen e sotme

Ndeshja Tirana-Flamurtari nuk do të zhvillohet sot ashtu siç ishte programuar në orën 13:30.

tirana-flamurtari

Ky vendim për të shtyrë ndeshjen është marrë nga të dyja klubet për shkak të tragjedisë së rëndë, ku futbollisti i bardhebluve, Fredi Alvarez humbi vajzën.

Mësohet se presidentët Refik Halili dhe Sinan Idrizi kanë folur me njëri-tjetrin dhe kanë marrë vendimin që ndeshja të luhet nesër.

Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

PANORAMASPORT.AL

Tragjike! Tirana tronditet para Flamurtarit, ndërron jetë vajza e njërit prej titullarëve