Tragjike! Tirana tronditet para Flamurtarit, ndërron jetë vajza e njërit prej titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 8:35

Tragjike! Tirana tronditet para Flamurtarit, ndërron jetë vajza e njërit prej titullarëve

Tirana është tronditur para ndeshjes së sotme kundër Flamurtarit.

ALVAREZ

Klubi bardheblu njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, se një nga afrimet e reja në merkato ka pësuar një humbje të madhe.

Lojtari nga Kosta Rika, Fredi Alvarez ka humbur vajzën e tij e cila është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. Nuk bëhen me dije detaje se çfarë ka ndodhur ndërsa rikujtojmë se Alvarez i sapoardhur në janar ka marrë direkt rolin e titullarit te kryeqytetasit.

Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Fredi Alvarez në këtë moment kaq të vështirë.

Njoftimi i Tiranës

Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe.🕊️


PANORAMASPORT.AL