Postuar: Janar 14, 2026 | 20:40
“Vari VAR-in”, drejtori i Egnatias tallet pas humbjes me Vllazninë: Kush e ka vënë këtë arbitër?
Egnatia u mposht nga Vllaznia me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kampionët shprehën pretendime për gjykimin, pikërisht për dy episode. Fillimisht një penallti e supozuar në pjesën e parë dhe më pas goli i anuluar.

“Vari VAR-in”, shkruan drejtori Klejdi Zenelaj përmes rrjeteve sociale. Në kujtesë sjell një film shqiptar, që tregon për ndërhyrje gjatë ndeshjes.
“Kush e ka vënë këtë arbitër?”, pason më pas nga filmi shqiptar. Kujtojmë se Egnatia vijon kryesimin në kampionatin shqiptar me 3 pikë më tepër se Elbasani.
Postimi i Zenelajt: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













