UEFA mbulon me euro Shkëndijën, fitorja sjell bonusin e tretë me shifra të konsiderueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 21:00

UEFA mbulon me euro Shkëndijën, fitorja sjell bonusin e tretë me shifra të konsiderueshme

Shkëndija e mposhti Slovan Bratislavën me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ndërsa ishte e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2025-12-11 19-19-14-209

UEFA akordon 400 mijë euro për çdo fitore në këtë fazë. Dhe Shkëndija është hera e dytë që e gëzon këtë shumë, ndërsa edhe 130 mijë euro janë përfituar falë një barazimi.

Me 7 pikë të grumbulluara, Shkëndija vijon të besojë. Kualifikimi më tej është i mundur dhe ndeshja e radhës do të luhet me AEK Larnakën në transfertë.

UEFA ka ndarë thuajse 1 milion euro deri tani për Shkëndijën. Ky edicion për ta rezulton më i suksesshmi në histori.

PANORAMASPORT.AL