U largua nga Partizani me tre gola vendimtarë, sulmuesi nuk i ndahet palestrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2025 | 17:05

U largua nga Partizani me tre gola vendimtarë, sulmuesi nuk i ndahet palestrës

Blesing Eleke është një nga lojtarët që Partizani afroi në fillimin e këtij viti, por nuk e pati të gjatë. Sulmuesi nga Nigeria u largua pas përfundimit të sezonit.

partizani

Tashmë nuk i ndahet palestrës në pritje të aventurës se re. 29-vjeçari e ka postuar pikërisht nga atje foton e fundit.

Eleke u aktivizua në 12 ndeshje me Partizanin. Gjatë kësaj kohe shënoi edhe tre gola mjaft të rëndësishëm.

Ish-sulmuesi i të kuqve tundi fillimisht rrjetën e Skënderbeut, më pas të Laçit dhe Elbasanit. Klubi nuk preferoi t’i rinovonte kontratën.

Screenshot 2025-07-21 170318

PANORAMASPORT.AL