U fut nga stoli dhe dërgoi Partizanin në gjysmëfinalen e Kupës, Keko: Si numër 9 dalin golat ndonjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2025 | 19:40

U fut nga stoli dhe dërgoi Partizanin në gjysmëfinalen e Kupës, Keko: Si numër 9 dalin golat ndonjëherë

Partizani mposhti Laçin me rezultatin 2-1, duke e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Goli i fitores u realizua nga Keko.

bandicam 2025-02-25 19-38-32-995

Pas ndeshjes sulmuesi i Partizanit deklaroi:

“Ndihem më mirë si numër 9. Aty jap më të mirën, prandaj dalin dhe golat ndonjëherë. Shpresoj të vazhdoj kështu duke luajtur te pozicioni im sepse kam qenë në krahë.

Çdo futbollist ka uljet dhe ngritjet e veta. Mendoj se nuk duhet të mbajmë kokën ulur, por të vazhdojmë përpara. Nivelin tim e përmirësoj çdo ditë, si unë dhe çunat. Shpresojmë t’ja dalim, pavarësisht se kemi pasur problemet tonat.

Mendoj se Arbëri njeh mirë skuadrën. Dhe kur ka punuar vjet, i di cilësitë çdo lojtari dhe mendoj 70% e tyre e njohin edhe Arbërin. Ai i njeh më mirë këto punë se ne të tjerët”, u shpreh Keko për RTSH.

PANORAMASPORT.AL