Postuar: Maj 10, 2025 | 21:32
U aktivizua titullar ndaj Dinamos, portieri Tahri: E shijova shumë, ja si del Partizani kampion vitin tjetër
Portieri i Partizanit, Skënder Tahri, u zgjodh lojtari i ndeshjes pas triumfit 2 me 1 që të kuqtë arritën ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, 20-vjeçari u shpreh:

“E shijova shumë, faleminderit trajnerit për mundësinë që më dha. Më shumë emocione kam në intervistë se në fushë.
Nga legjenda Alban Hoxha kam mësuar se është lider, nga Qirko në pjesën difensive të lojës, mendoj se është më i mir, në pritje.
Kam disa vite te Partizani, ekipi ka ndryshuar, mund të dalim kampion vitin tjetër. Duhet të japim maksimumin të gjithë si ekip dhe të vazhdojmë bashkë”, u shpreh Tahri.
PANORAMASPORT.AL













