Turet e dyta Europiane/ Me islandezët, shkodranët e Edi Martinit kanë fatin me vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2025 | 23:01

Turet e dyta Europiane/ Me islandezët, shkodranët e Edi Martinit kanë fatin me vete

Për Vllazninë përballja dyshe me Vikingur në kuadër të turit të dytë të Conference League, do të jetë e treta në histori përballë një ekipi islandez për kuqeblutë. Në dyja eksperiencat e mëparshme, shkodranët kanë një kualifikim dhe eliminim ndaj skuadrave ishullore të Islandës. Dueli i parë me një ekip islandez për Vllazninë shënohet në sezonin 2001- 2002. Në atë periudhë shkodranët luanin në turin e parë të Champions League ndaj Rejkjavik.

vllaznia

Kuqeblutë kalonin ndaj ishullorëve falë një fitoreje 1- 0 në Shqipëri dhe një disfate 2-1 në transfertë, ku falë rregullit të golit në fushën kundërshtare, do të kalonin në turin e dytë ku më pas do të ndesheshin me Gallatasaraj.

Përballja e dytë me një ekip islandez për Vllazninë shënohet në sezonin 2024-‘25. Kundër Valur, shkodranët do të eliminoheshin, ku pavarësisht barazimit 2-2 në Islandë, do të vinte një humbje e thellë 0-4 në ndeshjen e kthimit në Shkodër. Disfatë që do të sillte eliminimin e kuqebluve që në turin e parë të Conference League. Tashmë dueli ndaj Vikingur do të jetë i treti ndaj një skuadre islandeze.

vllaznia

Dhe në fund të 180 minutave apo më tepër do të shihet nëse 9 herë kampionët e vendit tonë do të kenë shifrat pozitive apo negative ndaj ekipeve që vijnë nga ishulli më verior i kontinentit të vjetër.

PANORAMASPORT.AL