Tre protagonistë flasin te Dinamo, Berisha tregon rezervat: Nuk kisha shumë minuta pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2025 | 22:16

Tre protagonistë flasin te Dinamo, Berisha tregon rezervat: Nuk kisha shumë minuta pas…

Dinamo shkëlqeu në finalen e Superkupës së Shqipërisë përballë Egnatias. Ekipi i Ilir Dajës fitoi me rezultatin 1-3 në stadiumin “Air Albania”.

bandicam 2025-12-28 22-15-48-308

Pas ndeshjes, tre protagonistë folën për “RTSH”.

Bregu: “Është i dyti për mua se një e kam marr me Skënderbeun. Kisha kohë se u bënë 4-5 vite që kam qenë jashtë. E doja këtë trofe me Dinamon, vjet në Kupë nuk luajta sepse kam qenë sëmurë. Sot u bë ndeshje e bukur dhe denjë. U ngrit në nivelin e duhur, e përfaqëson shumë mirë kampionatin shqiptar në këtë ndeshje. Me një ekip si Egnatia që meriton respekt maksimal, me lojtarë dhe trajner të mirë. Fati na buzëqeshi neve. Kampionati? Rrugë e gjatë përpara, shpresojmë vetëm të kemi ritëm shumë të mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë”.

Berisha: “Edhe unë isha për 8 vite e gjysmë jashtë Shqipërisë. Ndjenjë e bukur të kthehet dhe fitosh një trofe. Dua të falenderoj çunat për angazhimin dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Ishte njëherë lëndimi dhe pastaj gjendja fizike jo shumë e mirë. Dëshira ime të vazhdoja të kisha më shumë minuta. Pas ndeshjes me Elbasanin nuk kam pasur shumë, por pak rëndësi ka kur e fiton një trofe. Puna e madhe te Dinamo duhet të reflektojë si sot në fushë”.

Qefalija: “Mirë themi, por duhet akoma më mirë. Dy gola, ky i treti me penallti, kam asist. Janë statistika që duhet të shtohen. Duhet të vazhdoj të punoj më shumë, ekipi dhe stafi po më ndihmon. Të vazhdojmë dhe shohim përpara.

PANORAMASPORT.AL