Tre humbje radhazi të Partizanit dhe shpërthimet publike, e ardhmja e Kërnajës tani është në “ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 9:26

Tre humbje radhazi të Partizanit dhe shpërthimet publike, e ardhmja e Kërnajës tani është në “ajër”

E ardhmja e trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja është vendosur në pikëpyetje. “Të kuqtë” u mposhtën në Vorë me shifrat 0- 1 duke dalë praktikisht nga gara për “Final 4”.

kernaja

Për kryeqytetasit ishte disfata e tretë radhazi në kampionat dhe në këtë e formë e ardhmja e teknikut 37-vjeçar është e paqartë. Edhe reagimet e tensionuara të trajnerit pas humbjeve, kanë shtuar dilemat për vazhdimësinë e tij.

Për momentin ende nuk ka një vendim nga klubi, por pozitat e Kërnajës janë lëkundur. Ky i fundit e mori drejtimin e skuadrës në javën e shtatë të fazës së parë kur pasoi serbin Mlladen Milinkoviç.

PANORAMASPORT.AL