Transportimi i trajnerit Moreiro drejt spitalit të Fierit, reagon klubi i Laçit: Ja si qëndron e vërteta
Trajneri Moreiro u transportua në spital në përfundimin e pjesës së parë mes Bylisit dhe Laçit, ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kurbinas sqaron se tekniku italian ka ndjerë një shqetësim muskular dhe për arsye sigurie u transportua menjëherë në spitalin e Fierit për të pasur gjithçka nën kontroll.

Gjithastu bëhet me dije se gjendja e tij paraqitet shumë e mirë, teksa trajneri po udhëton drejt Tiranës pas ka lënë ambientet e spitalit të Fierit.
REAGIMI I PLOTË I LAÇIT:
Në ndeshjen Bylis – Laçi, në përfundim të pjesës së parë, trajneri i ekipit tonë, Francesco Moriero, ka ndjerë një shqetësim muskular dhe për arsye sigurie është transportuar menjëherë në ambientet e spitalit të Fierit për të pasur gjithçka nën kontroll. Gjendja e tij paraqitet shumë e mirë dhe po udhëton drejt Tiranës pasi ka lënë ambientet e spitalit.
Të shkuara MISTER!
PANORAMASPORT.AL













