Transferim surprizë te Partizani, ish-kapiteni nuk pret më gjatë dhe konfirmon veten te “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2026 | 21:33

Transferim surprizë te Partizani, ish-kapiteni nuk pret më gjatë dhe konfirmon veten te “demat”

Valentino Murataj pritet të zyrtarizohet nga Partizani në vijim, siç “Panorama Sport” raportoi dje ekskluzivisht. Mesfushori ndau dje rrugët nga Flamurtari dhe dëshira e madhe mbetet kthimi në shtëpi.

murataj

Këtë e ka treguar edhe me veprimin e fundit në rrjetet sociale. Ish-kapiteni i “demave” është kujdesur që të kthejë disa prej postimeve ku numëron paraqitje me fanellën e kuqe.

Ndër të tjerë bie në sy festa te titulli i fundit kampion në vitin 2023, por edhe ndeshjet derbi me Tiranën. Me kryeqytetasit numëron plot 144 ndeshje.

29-vjeçari do të bëhej përforcimi i dytë për mesfushën në merkaton e janarit, pas Kamer Qakës. Të kuqtë kanë transferuar po ashtu Seku Sidiben për sulmin.

PANORAMASPORT.AL