“Trajneri Mema është gjak blu, por…”, Zguro pasi Pogradeci siguroi finalen: Nuk i trembemi Tiranës, do të jemi kokë më kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 21:17

“Trajneri Mema është gjak blu, por…”, Zguro pasi Pogradeci siguroi finalen: Nuk i trembemi Tiranës, do të jemi kokë më kokë

Pogradeci triumfoi përballë Besës në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-1. Liqenorët e drejtuar nga trajneri Ardian Mema ëndërrojnë Superioren, ndërsa do të luajnë finalen me Tiranën.

bandicam 2025-04-28 21-03-26-654

Sot atmosfera është festive te Pogradeci. Vangjel Zguro ka folur pas triumfit me kavajasit dhe arritjes në finalen e “play-off” për Superioren.

“Kjo do të thotë diçka e mrekullueshme për qytetin liqenor, pasi ka 15 vite pa prekur Superligën dhe jemi më afër se kurrë. Falenderoj gjithë çunat dhe ata tifozë të mrekullueshëm që kishin mbushur sot stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Skënderbeu? Më vjen keq për Korçën dhe tifozët, e kishin në dorë me atë ndeshje brenda fushe, nuk duhet ta kishin lëshuar, por ky është futbolli. Shpresoj që një qytet tjetër i juglindjes të rikthehet në Superiore, ai është Pogradeci, ekip dhe president i mrekullueshëm, me tifozë shumë të çmendur pas ekipit.

Tirana? Do jetë ndeshje shumë e fortë Tirana, por Pogradeci nuk i trembet asnjë ekipi, do të jemi aty kokë më kokë me Tiranën.

Trajneri faktikisht është gjak blu, mirëpo për momentin është pjesë e liqenorëve, kështu që është profesionist dhe është pjesë e Pogradecit”, u shpreh Zguro për RTSH Korça.

PANORAMASPORT.AL