Trajneri i Vorës, Bellai: Erdhëm për fituar, por duhet të tregoheshim të kujdesshëm! Ju tregoj pse jam i kënaqur me barazimin kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2025 | 18:35

Trajneri i Vorës, Bellai: Erdhëm për fituar, por duhet të tregoheshim të kujdesshëm! Ju tregoj pse jam i kënaqur me barazimin kundër Partizanit

Trajneri i Vorës, Arian Bellai foli pas barazimit pa gola me Partizanin.bandicam 2025-11-04 18-15-26-504

“Duhet të jem i kënaqur dhe përgëzoj çunat për pikën, luanim në fushën e Partizanit, edhe pse nuk është në gjendjen e Partizanit të viteve të tjera. E respektuam dhe disa herë e mbivlerësuam. Por e kam thënë që me ekipe të tilla duhet të shfrytëzosh rastet që krijon që të bësh gol. Në anën mbrojtëse ekipi funksionoi mirë në të dy pjesët. Në pjesën e dytë kishim probleme me ndërrimet e Partizanit por edhe me lodhjen tonë se janë ndeshje të vështira për ne, duke parë edhe tërheqjet e dëmtimet që pësojnë futbollistët. Këtë radhë nuk kishim, e kishim me Karricën që do na mungojë, e filluam me këmbën e mbarë fazën e dytë dhe duhet ta mbajmë.

Ishte zgjedhje edhe e Zunës që ishte i ngarkuar e nuk ka bërë stërvitje këtë javë, e ndava me Dakën, është ndeshja e parë që luan, luajti 70 minuta dhe u lodh se ishte si në mbrojtje edhe sulm duke bashkëpunuar me Bardhin, e bëmë atë krah prap të fortë. Kur e pashë që nuk jepte më e zëvendësova me Zunën. Por edhe në të majtën jam i kënaqur për lojën e Gecit dhe Vrapit, por e kishim më shumë nga krahu i djathtë duke e ditur që numri 17 i Partizanit nuk markon mirë. Jam i kënaqur me pikën, por e them përsëri se luajtëm me Partizanin.

Sigurisht që Karrica e Ruzgis kanë qenë titullarë, mungesa e Karricës së dëmtuar gjatë javës do ndjehet. E zgjidhëm duke futur Gecin e sakrifikuar Kasallën, duke e spostuar 15 minuta, duke i ndërruar tre role Kasallës. Duhet të bënte në pjesën e parë më mirë, por prap dua ta komplimentoj për paraqitjen që dha dhe shpirtin që dha në fushë.

E ndërtuam ndeshjen kështu, nuk është se nuk erdhëm për të fituar. Por duhej të tregoheshim të kujdesshëm se në pjesën e dytë u afruan pranë portës. Duhej të ishim larg dhe duhej të kishim strategji që një ndeshje që nuk e fiton, të mos e humbasësh. Për këtë jam i kënaqur sot, Karrica do na mungojë por do ta zgjidhim duke shfrytëzuar mundësitë e Gecit dhe çdo futbollisti”, tha ndër të tjera Bellai për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL