Postuar: Korrik 27, 2025 | 17:35
Trajnerët me më shumë trofe në Superiore, ja kush e kryeson listën
10 trofe ka fituar si trajner Ilir Daja. 3 kampionate në Shqipëri, me Dinamon, Elbasanin dhe Skënderbeun. 3 në Kosovë me Ballkanin. Dy Kupa të Shqipërisë (Dinamo + Skënderbeu), një në Kosovë me Ballkanin, si dhe një Superkupë.

Në vendin e dytë vjen Mirel Josa me nëntë trofe të fituar. Podiumin e plotëson Edlir Tetova, i cili në tre vitet e fundit ka fituar 5 trofe. Edi Martini ndjek me tri trofe.

Bellai e Gvozdenoviçi kanë nga një kupë, por të Kategorisë së Parë. Pjesa tjetër nuk ka fituar asnjëherë në karrierë ndonjë trofe, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë tekniku i ri i të kuqve.
PANORAMASPORT.AL













