Trajnerët e Superiores: Nga “vogëlushi” i Tiranës, tek i moçmi i Bylisit
Trajnerët, përfshirë edhe ata të Kategorisë Superiores, janë gjithmonë objekt studimi. Në këtë kampionat do të kemi trajnerë “të vjetër” apo që e kanë skuadrën nga viti i shkuar. Trajnerë të rinj, që debutojnë në Superiore dhe ata që nuk kanë drejtuar ndonjëherë në këtë kategori. I tillë është rasti i Vangjel Miles, ish-lojtari dhe pinjoll i një familjeje futbollistësh, “Mile i vogël” ka marrë përsipër të mbajë një “gur të rëndi mbi shpatulla”.

Një “gur si ai i Sizifit”, pasi pesha dhe sikleti i tij është i madh. Po fundja, ai që ka guxim e provon. Tej kontekstit alegorik të gurit dhe Sizifit, Mile është i dënuar të bëjë Tiranën fituese. Problemi qëndron te fakti se ai ka një handikap të vogël: mungesën e eksperiencës. Parë dhe krahasuar me të tjerët, Vangjeli është “vogëlushi” i trajnerëve që drejtojnë një skuadër në Superiore.
Asnjë ndeshje si trajner në ndonjë kategori dhe ky është minusi i tij. Para Josës dhe Dajës mbetet “vogëlush”, po fundja për të gjithë ka një herë të parë. Për më tepër që Mile është vetëm 39 vjeç dhe më i riu nga pankinat e Superiores.
DEBUTUESIT – Veç Miles, debutues është edhe trajneri i Flamurtarit, Karlos Garsia. Spanjolli e ka për herë të parë Superioren dhe Shqipërinë. Bellai ka drejtuar Bylisin tre vite më parë.
TË “MOÇMIT” – Mirel Josa është padyshim trajneri më i vjetër si në moshë dhe me më shumë ndeshje në Kategorinë Superiore. Më pas vjen Ilir Daja e pasojnë të tjerët.
FITORET – Mirel Josa ka 257 fitore në karrierën e tij. Më pas vjen Ilir Daja me 236 triumfe. Më pas në rresht Edi Martini, Enkeleid Dobi dhe Arjan Bellai. Përsa i përket përqindjes fitore për ndeshje. Në krye është Arjan Bellai me 56 për qind fitore. Pas tij Ilir Daja Mirel Josa, Enkeleid Dobi dhe Edlir Tetova me 52, 51 dhe 42 përqind fitore për ndeshje. Trajneri me më shumë humbje për ndeshje është Ivan Gvozdenoviçi me 36 për qind të takimeve të mbyllura në disfatë. Të gjithë këto janë shifra, që për Milen nuk ndikojnë. Ai e nis nga zero dhe ka shansin të bëjë lavdi në Superiore.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













