Traeen, nga kanceri te fanella e kuqe në Vuelta: Eci ditë pas dite, duke shijuar çdo moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 9:50

Traeen, nga kanceri te fanella e kuqe në Vuelta: Eci ditë pas dite, duke shijuar çdo moment

Çiklisti norvegjez Torstein Traeen, lider në Vueltën e Spanjës 2025, ka kaluar një udhëtim të jashtëzakonshme, për të mbërritur në majën e kompeticionit prestigjioz. Në vitin 2022 u diagnostikua me kancer testikular, por pas trajtimit dhe rikuperimit, është kthyer më i fortë se kurrë.

Screenshot 2025-09-02 095022

Me një stil të qetë që e karakterizon, ai veshi me fanellën e kuqe në etapën drejt Pal dhe e mbrojti me kujdes në Valdezcaray, duke treguar durim dhe qëndrueshmëri përballë emrave të mëdhenj si Vingegaard. Traeen përfaqëson një profil çiklisti të rrallë, një ngjitës i heshtur, më shumë “diesel” sesa shpërthyes, që nuk kërkon protagonizëm, por fiton respekt me vepra. Pavarësisht lodhjes dhe monotonisë së etapave të sheshta, ai nuk dorëzohet.

Fanella e liderit për të është motivim dhe shpërblim i një rruge të vështirë. Ekipi Bahrain Victorious e vlerëson për modestinë, ndershmërinë dhe përkushtimin. Për Traeen, çdo ditë në “La Vuelta” është një kujtim i çmuar dhe çdo moment mbi biçikletë është një fitore ndaj së shkuarës së tij sfiduese. Historia e tij, megjithatë, fillon shumë larg podiumeve. Në vitin 2022, kur garonte për ekipin “Uno-X”, një kontroll antidoping rutinë zbuloi nivele anormale të hormonit “hCG”.

Nuk ishte doping, ishte një alarm. Kontrollimet mjekësore të mëvonshme konfirmuan diagnozën: kancer testikular. U operua, përballoi ankthin dhe u rikthye. Ajo diagnozë e hershme, që në fund rezultoi shpëtimtare, i mësoi durimin dhe e ndihmoi të relativizonte frikën. Që atëherë, çdo rikthim në garë ka qenë një shkallë më lart: një top-10 prestigjioz në “Dauphiné”, debutimi në “Tour de France”, kalimi te ekipi Bahrejn në vitin 2024… dhe një tjetër pengesë: një frakturë në bërryl në Australi.

Traeen u kthye sërish, fitoi një etapë në “Tour de Suisse” dhe e përgatiti veten derisa “La Vuelta” e gjeti gati. “Nuk jam i fiksuar as pas itinerarit, as pas etapave. Eci ditë pas dite, duke shijuar çdo moment dhe duke dhënë maksimumin. Kur thonë se fanella e liderit të jep krahë… ndoshta është e vërtetë. E ndien veten pak më të fortë”, deklaron 30- vjeçari norvegjez në një prononcim për gazetën “MARCA”.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL