Tirana në Superiore, 294 ditë pa fitore në shtëpi
Skuadra e Tiranës ka kaluar 294 ditë pa fitore në fushën e vet në Kategorinë Superiore, një statistikë që tregon vështirësitë e bardhebluve për të ruajtur stabilitetin në shtëpi.

Triumfi i fundit i Tiranës në një ndeshje kampionati në stadiumin e vet ishte më 7 prill 2025, kur mposhti rivalin historik Partizanin 3-0. Që nga ajo ndeshje kanë kaluar 10 javë Superiore si pritëse, gjatë të cilave Tirana nuk ka arritur të marrë një trepikësh. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerëve dhe lojtarëve, bardheblutë kanë hasur vështirësi në finalizimin e aksioneve dhe në ruajtjen e avantazhit të fitores në shtëpi.
Kjo seri e gjatë pa fitore ka rritur presionin mbi skuadrën, ndërsa tifozët kërkojnë rikthimin e sukseseve në stadiumin “Selman Stërmasi”. Tirana duhet të gjejë ritmin dhe besimin për të ndalur këtë “thatësirë” dhe për të kthyer fushën e vet në një fortifikim të pakalueshëm për çdo rival.
PANORAMASPORT.AL













