Tirana do 3 pikët ndaj Teutës, me formacion ofensiv për të kthyer fitoren që mungon prej kohësh
Tirana pritet të zbresë në fushë ndaj Teutës me një skemë që anon nga sulmi, duke u vendosur në një 4-3-1-2 që mund të shndërrohet gjatë lojës në varësi të zhvillimeve në fushë. Në portë qëndron Visar Bekaj, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Vera në krahun e djathtë, Halili dhe Kresiç në qendër, si dhe Bazilio Ndong në të majtë, duke sjellë stabilitet dhe dalje të shpejta në fazën ofensive. Në mesfushë, Patrik Mysloviç pritet të jetë pika e ekuilibrit, duke lidhur mbrojtjen me sulmin dhe duke organizuar ndërtimin e lojës.

Përpara tij vendosen Rafael, Alvarez, të cilët ofrojnë kreativitet dhe lëvizje mes linjave, me synimin për të çarë mbrojtjen e Teutës.Në fazën sulmuese, Tabeku, Haxhiu dhe Redon Xhixha formojnë dyshe ofensive. Xhixha mbetet finalizuesi kryesor i ekipit, ndërsa Tabeku pritet të krijojë hapësira dhe të ndihmojë në kombinime të shpejta në zonën kundërshtare. Ky formacion i jep Tiranës më shumë theks ofensiv, me synimin për të kontrolluar lojën në mesfushë dhe për të goditur shpejt në tranzicion. Nëse reparti sulmues gjen ritmin e duhur, bardheblutë mund të jenë shumë të rrezikshëm ndaj Teutës.

BARDHEBLUTË PA FITORE
Seria e përballjeve direkte mes Tiranës dhe Teutës konfirmon një trend negativ për bardheblutë, sidomos në sezonet e fundit, pikërisht në një moment kur Tirana po lufton për mbijetesë. Në tre përballjet e këtij sezoni në Superiore, Tirana nuk ka arritur asnjë fitore. Humbja 0-1 në shtëpi, barazimi 1-1 në transfertë dhe një tjetër barazim 0-0. Pra, vetëm 2 pikë të marra dhe një golaverazh minimal 1-2, që tregon vështirësi të mëdha në fazën sulmuese. Por nëse zgjerojmë panoramën, dominimi i Teutës bëhet edhe më i dukshëm.
Në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit mes tyre, Tirana ka marrë vetëm 3 barazime dhe 4 humbje, pa asnjë fitore. Edhe më gjerë në vite, përballjet mes dy skuadrave kanë qenë të balancuara, por vitet e fundit kanë anuar dukshëm nga Teuta. Tirana ka pasur momente dominimi në të kaluarën, por aktualisht nuk po arrin të gjejë zgjidhje ndaj durrsakëve, të cilët shpesh e ndëshkojnë në momentet kyçe. Sipas të dhënave të përballjeve direkte, fitorja e fundit e KF Tirana ndaj Teuta ka ardhur më 6 mars 2024, në Kupë, me rezultatin 2-1. Pas asaj ndeshjeje, Tirana nuk ka arritur më asnjë fitore ndaj Teutës, duke regjistruar barazime dhe humbje në vazhdimësi.
PANORAMASPORT.AL













