Tirana akoma pa drejtor të zyrtarizuar, Osmani në punë vetëm pas…
Edhe pse “martesa” Tirana-Osmani mund të quhet e mbyllur “de facto”, “de jure” situata është pak më ndryshe. Tefik Osmani do të nisë punën vetëm në momentin që do të firmosë kontratën e re me klubin Tirana. Në mes janë disa detaje për t’u mbyllur.

Në takimet e zhvilluara për këtë çështje, si presidenti Refik Halili, dhe Tefik Osmani, kanë diskutuar gjatë për të ardhmen. Kushtet e ish-drejtorit kanë qenë të qarta. Te Tirana kthehet për një skuadër konkurruese, ku gjërat të shkojnë “vaj”.
Nga ana tjetër, presidenti Refik Halili ka shpalosur situatën, duke pranuar që këtë kampionat gjërat do të shkojnë mirë. Halili ka shpalosur edhe planin e tij se ka ndërmend që të investojë për sezonin e ri rreth 700 mijë euro. Një shumë goxha e madhe, duke pasur parasysh çështjen që këtë kampionat buxheti ka qenë i ulët.
Fakt është që Tirana mezi qëndroi në kategori këtë kampionat dhe ky investim i Halilit do të jetë përgjigje për kthimin e skuadrës së madhe në Kategorinë Superiore. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Osmani do kontratën dhe garanci për një skuadër të fortë. Pas firmosjes së marrëveshjes, Tefiku do të nisë zyrtarisht punën…
PANORAMASPORT.AL













