Teuta rrezikon mbijetesën, Kotobelli: Tirana luhet me kokë të ftohtë, Durrësi “arma” jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 9:51

Teuta rrezikon mbijetesën, Kotobelli: Tirana luhet me kokë të ftohtë, Durrësi “arma” jonë

Në prag të përballjes së shumëpritur ndaj Tiranës në Durrës, kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, flet për “Panorama Sport” mbi momentin e skuadrës, presionin e ndeshjes dhe objektivat e sezonit.

kotobelli

Blerim, si është gjendja e skuadrës para kësaj sfide të rëndësishme? Skuadra është në gjendje të mirë, si nga ana fizike ashtu edhe psikologjike. Kemi punuar fort gjatë gjithë javës dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Është një takim që mund të ndikojë shumë në ecurinë tonë.

Ndeshja me Tiranën gjithmonë ka një ngarkesë të veçantë. Si e përjetoni ju si kapiten? Është e vërtetë, janë ndeshje që luhen ndryshe. Si kapiten, mundohem të mbaj ekipin të qetë dhe të fokusuar. Nuk duhet të na marrë emocioni, por të bëjmë lojën tonë dhe të zbatojmë detyrat taktike.

Sa ndikim ka fakti që luani në Durrës? Shumë. Tifozët tanë janë një forcë shtesë për ne. Kur luajmë në shtëpi, kemi një motivim ekstra dhe duam t’i shpërblejmë me rezultat pozitiv.

Çfarë prisni nga Tirana në këtë përballje? Është një skuadër me cilësi dhe eksperiencë. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e luftuar në çdo metër të fushës. Duhet të jemi maksimalisht të përqendruar.

Cili është çelësi për të marrë rezultat pozitiv? Disiplina taktike dhe përqendrimi. Nuk duhet të bëjmë gabime dhe duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet. I ftoj të gjithë të jenë në stadium dhe të na mbështesin. Ne do të japim maksimumin për t’i bërë krenarë.

Screenshot 2026-05-02 095119

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL