Testi i dytë miqësor, Teuta bën “paqe” me Llapin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2025 | 21:53

Testi i dytë miqësor, Teuta bën “paqe” me Llapin

Teuta e Enkeleid Dobit, zhvilloi pasditen e sotme testin e dytë miqësor, në qytetin e Ohrit, ku është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik. Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj skuadrës së Llapit në përballjen që startoi në orën 18:00. 

llapi teuta

Kjo ishte miqësorja e dytë për Teutën, pas asaj ndaj Makedonija GP ku “Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin 1 me 2. 

Në ditët në vijim gjatë qëndrimit në Ohër, durrsakët pritet të zhvillojnë të tjera teste miqësore.  

PANORAMASPORT.AL