Tek Egnatia “fërkojnë duart”, kundërshtari i rrogozhinasve në Europë turpërohet me 5 gola në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2025 | 22:30

Tek Egnatia “fërkojnë duart”, kundërshtari i rrogozhinasve në Europë turpërohet me 5 gola në kampionat

Skuadra e Olimpja Ljubljanës që është edhe rivalja e Egnatias, në turin e tretë të Ligës së Konferencës, po kalon një moment të vështirë, teksa mbrëmjen e sotme u turpërua me rezultatin 0-5 në shtëpi nga Çelja.  

tck1WPaV

Një lajm pozitiv ky që i shkon përshtat kampionëve të Shqipërisë, që duhet të shfrytëzojnë momentin delikat që po kalojnë kundërshtarët sllovenë, për t’u kualifikuar në raundin “play off” të Ligës së Konferencës. 

Ndryshimet e shumta në përbërje, nga skuadra kampione e sezonit të shkuar, kanë bërë që Olimpja të çedojë shumë, për sa i përket këtij sezoni futbollistik.  

526908364_1562289311785445_7285904297268043989_n

Humbja 0-5 në shtëpi, mund të sjellë një goditje psikologjike te skuadra sllovene ku aktivizohet edhe mesfushori Jurgen Celhaka, i cili në ndeshjen e sotme ishte titullar.  

PANORAMASPORT.AL