Te Tirana u bë golashënuesi kryesor, sulmuesi “zhduket” nga ekipi me vetëm 33 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2026 | 22:30

Te Tirana u bë golashënuesi kryesor, sulmuesi “zhduket” nga ekipi me vetëm 33 minuta

Ualid Zharmuni ishte sulmuesi kryesor i Tiranës në edicionin e kaluar. Me 13 golat e tij në kampionat kontribuoi për mbijetesën në Superiore, për t’u larguar më pas drejt Marokut.

Screenshot 2026-02-25 152121

Shërbimet e tij i përfitoi Hasania. Megjithatë, eksperienca për 25-vjeçarin rezulton më e keqja e mundshme, nga ai moment.

Zharmuni mori vetëm 33 minuta në total, në javën e dytë dhe tretë të kampionatit. Minutat për të kanë munguar më pas.

Aktualisht mund të thuhet se as nuk përfshihet me skuadrën për ndeshjet zyrtare. Francezi ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 me Hasanian.

zharmuni

PANORAMASPORT.AL