Postuar: Maj 17, 2025 | 23:36
Tapet i ri dhe investime në të gjitha tribunat, nis rikonstruksioni në stadiumin e Vlorës
Pas deklaratës së djeshme, që administratori Sinan Idrizi bëri për “Panorama Sport”, në lidhje me investimet e pritshme në infrastrukturë, menjëherë ka nisur puna në terren.

Dje kanë mbërritur edhe mjetet që do të mundësojnë heqjen e tapetit të vjetër në stadiumin e Vlorës dhe zëvendësimin e tij me një të ri. Dje janë kryer pak ndërhyrje, pasi koha e keqe nuk ka lejuar që të bëhen më shumë punime. Përveç tapetit të ri, pritet që të ketë investime edhe në të gjitha tribunat, ku në atë qendrore do të krijohet një seksion VIP, që do të jetë me abonim 1-vjeçar.
PANORAMASPORT.AL













