Supersfida Egnatia-Dinamo hap javën e 25 në Superiore, mësohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2026 | 13:10

Supersfida Egnatia-Dinamo hap javën e 25 në Superiore, mësohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

Egnatia-Dinamo do të jetë përballja mbrëmjes e sotme në kuadër të javës së 25-të të “Abisnet Superiore”.

enea-jorgji_sd

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” do të nis në orën 19:00. Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendos drejtësi në këtë duel.

Kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Erind Burgu dhe Rexhino Mersinasi. Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Erjon Bylykbashi, ndërsa në dhomën e sistemit VAR do të jetë Florjan Lata dhe asistenti i tij në AVAR Erjon Bastari.

Arbitër kryesor:Enea Jorgji
Asistent 1:Erind Burgu
Asistent 2:Rexhino Mersinasi
Arbitër i 4:Erjon Bylykbashi
Var:Florjan Lata
Avar:Erjon Bastari
Delegat:Bujar Pregja
Vëzhgues:Kridens Meta

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL